Blog

Nje blog dashurie eshte nje ditar i zemres qe shkruhet me ndjenja, jo me stilolaps — nje vend ku emocionet gjejne fjalet qe realiteti shpesh i fsheh.

Shkruar së Fundmi

Sindroma e burrit pa fytyre
analiza Të Premten, 17:28

Sindroma e burrit pa fytyre

Njeriu eshte nje qenie qe ushqehet me fantazi. Shpesh, ajo qe na eksiton ose na mban te lidhur pas dikujt nuk eshte vetem personi fizik, por konteksti dhe skenari qe kemi ndertuar ne koken tone rreth atij personi. Por cfare ndodh kur ky skenar perplaset me nje fytyre te vertete, me mish e me kocke? Ne psikologjine e marredhenieve ekziston nje fenomen i heshtur, por jashtezakonisht i fuqishem: ndryshimi radikal i perceptimit per partneren ne momentin qe skena popullohet nga "tjetri" - qofte ky burri i saj aktual ne nje lidhje te fshehte, apo ish-i i saj ne nje lidhje te kaluar por legjitime. Faza e pare e kesaj lloj marredhenie, eshte flluska e izoluar dhe sekreti. Kur je ne nje marredhenie me nje grua te martuar, seksi dhe terheqja shpesh arrijne nivele te larta pikerisht sepse funksionojne ne nje vakum moral dhe social. Per aq kohe sa burri i...

A duhet te falim ne dashuri?
keshilla Të Merkurën e shkuar

A duhet te falim ne dashuri?

Ka nje lloj detyrimi moral te pasens qe qarkullon kudo: "Duhet te falesh qe te gjesh paqe", "Falja te ben njeri me te mire". Kjo eshte genjeshtra me e madhe komode qe shoqeria ka shpikur per te mbrojtur te pamoralshmit dhe per te lene te lenduarit te mbajne peshen e fajit. Kur vjen puna te dashuria, aty ku ke hapur shpirtin dhe ke dorezuar armet, falja e disa veprimeve nuk eshte fisnikeri. Eshte idiotesi. Ka gjera, tradhti dhe njerez, qe thjesht nuk meritojne te falen. Dhe e di cila eshte e mira e kesaj? Mund te ecesh perpara, te jesh i lumtur dhe te shkelesh me jeten tende dhe mbi te kaluaren tende - pa i falur kurre ata njerez. Falja shitet si nje akt hyjnor ku ti "pastrohesh". Por le te jemi realiste. Ne terma psikologjike, falja eshte thjesht vendimi per te mos kerkuar hakmarrje dhe per te mos...

Arma me e forte per te luftuar nje grua
keshilla Të Marten e shkuar

Arma me e forte per te luftuar nje grua

Kur je ne te 30-at e tua, misteri i te panjohures dhe fakti qe ben jeten tende, te ben shume terheqes per grate e rritura. Je si nje vakt i plote, i bollshem, i fresket mbi te gjitha, dhe qe ajo mendon se mund te te haje kur te doje a kur te kete uri. Nuk jemi me ne kohen e lojerave te gjimnazit, ku mesazhet e koduara dhe shikimet e fshehura zgjasnin me muaj. Grate e pjekura, ato qe kane ndertuar identitetin e tyre, qe mbajne tatuazhe ne lekure dhe stoli te shtrenjta ne duar, nuk kane kohe per te humbur. Ato nuk kerkojne princin mbi kale te bardhe qe tu dhuroje akullore e tu shkruaje poezi dashurie; ato kerkojne nje burre qe di cfare deshiron dhe ka guximin ta marre ate. Dhe ato japin shenja te qarta per nje mashkull qe kupton. Sepse ne kete moshe, sekreti i...

Pse shumica e burrave jane te papashprese per dashuri?
keshilla Para një muaji

Pse shumica e burrave jane te papashprese per dashuri?

Nuk eshte per shkak se jane te shemtuar. Nuk eshte sepse nuk kane para. Dhe as sepse grate papritmas u bene shume kerkuese. Shumica e burrave u bene te padeshirueshem ne momentin qe braktisen maskulinitetin per komoditetin. Burri modern, eshte i mbingarkuar dhe i pafuqishem. Burrat e sotem jane te mbistimuluar. Teper emocionale. Te varur nga miratimi i te tjereve. Dhe te tmerruar nga presioni. Ata konsumojne me shume sesa krijojne: pornografi, dopamine te lire, lojera elektronike, scrolling te pafund ne rrjete sociale, argetim pa kuptim. Cdo dite, ata zgjedhin te arratisen nga realiteti ne vend qe te ndertojne veten. Dhe pastaj cuditen pse askush nuk i respekton. E verteta e hidhur eshte pesha emocionale. Nje burre pa nje qellim ne jete (purpose) behet i rende per tu dashuruar. Kjo ndodh sepse ai pret qe gruaja te kthehet ne motivimin e tij, ne paqen e tij, ne terapine e tij,...

Profili i nje Playboy
analiza Para një muaji

Profili i nje Playboy

Ne kete artikull, dua te trajtoj nje teme qe do te ngreje disa vetulla, por qe kerkon nje veshtrim te sinqerte mbi dinamikat e marredhenieve moderne. Shpesh i stigmatizojme djemte me termin "playboy", si personazhi negativ i historise, por po ti shohim gjerat pa doreza, rezulton se ata mund te jene shume me "te pafajshem" se dikush qe fshihet pas maskes se "djalit te mire". Pse nje playboy eshte shpesh me i ndershem se "Djali i Mire"? Ne nje bote ku manipulimi emocional eshte bere norme, transparenca eshte luks. Ja pse stili i jeteses dhe qasja e nje playboy (ne kuptimin e vertete te fjales) mbart nje integritet qe shpesh na shpeton pa vene re. Se pari, nuk ka premtime te rreme. Ndryshe nga dikush qe premton "pergjithmone" vetem per te marre ate qe deshiron sot, nje playboy eshte i qarte: Nuk premton perjetesine, por eshte i sinqerte per ate...

Faqja 1 nga 29 në total