Blog

Nje blog dashurie eshte nje ditar i zemres qe shkruhet me ndjenja, jo me stilolaps — nje vend ku emocionet gjejne fjalet qe realiteti shpesh i fsheh.

Shkruar së Fundmi

Kompleksi Madonna - Whore
analiza Para shumë kohësh

Kompleksi Madonna - Whore

Kompleksi Madonna–Whore eshte nje nga ato ide psikologjike qe, sapo e kupton, fillon ta shohesh kudo: ne marredhenie, ne martese, ne kulturen popullore, ne menyren si burrat flasin per grate, madje edhe ne menyren si grate mesohen te shohin vetveten. Nuk eshte thjesht nje teori seksuale; eshte nje strukture mendore e thelle qe ndikon dashurine, deshiren, fajin dhe intimitetin njerezor. Termi u pershkrua fillimisht nga Sigmund Freud, i cili vuri re nje paradoks te cuditshem te disa burra: ata ndanin grate ne dy kategori te papajtueshme. Nga njera ane ishte "Madonna" – gruaja e paster, e respektueshme, e denje per martese, per nene, per familje. Nga ana tjeter ishte "Whore" – gruaja e deshirueshme seksualisht, por qe nuk meritonte respekt emocional. Problemi nuk ishte vetem moral; ishte psikologjik. Burri qe kapet ne kete ndarje nuk arrin te deshiroje seksualisht gruan qe dashuron, dhe nuk arrin te dashuroje gruan qe deshiron....

Konflikti femeror moshe-bodycount
analiza Para shumë kohësh

Konflikti femeror moshe-bodycount

Ka nje moment ne diskutimet moderne per marredheniet kur burri vendoset perballe nje dileme te rreme: me mire nje 35-vjecare me bodycount 2, apo nje 20-vjecare me bodycount 35? Pyetja duket sikur kerkon analize morale, psikologjike dhe biologjike, por ne te vertete fsheh nje perfundim me kompleks: dilema eshte e kote sepse te dy modelet prodhohen nga e njejta kulture emocionale, dhe kjo kulture ka shkaterruar aftesine per te dashuruar vertete. Nga njera ane, vajza 20-vjecare me bodycount 35, nuk eshte thjesht nje individ me shume eksperience seksuale; ajo eshte produkt i nje bote qe e ka ndare seksin nga lidhja emocionale. Kur intimiteti perseritet me shume partnere ne nje periudhe te shkurter, truri meson nje mekanizem te rrezikshem: lidhja nuk eshte me investim dhe ndjenje, por stimul. Cdo marredhenie behet episod, cdo burre behet nje faze, cdo ndarje nje restart emocional. Dashuria, qe kerkon kohe, sakrifice dhe monotoni te...

A jane njerezit me monogame?
analiza Para shumë kohësh

A jane njerezit me monogame?

Ka fjale qe mbijetojne ne histori, por kuptimi i tyre ndryshon pa u vene re. Monogamia eshte nje prej tyre. Ne dukje, fjala ka mbetur e njejte per mijera vite; ne realitet, ajo qe njerezit kuptojne sot me monogami eshte pothuajse nje ide tjeter nga ajo qe kuptonin gjysherit tane, e jo me shoqerite e lashta. Dikur, monogamia nenkuptonte nje zgjedhje ekzistenciale: nje partner per te gjithe jeten! Jo vetem seksualisht, por emocionalisht, ekonomikisht, shoqerisht dhe shpirterisht. Martesa ishte nje strukture stabiliteti. Nje burre dhe nje grua hynin ne nje marreveshje qe nuk kishte alternative reale. Nuk kishte aplikacione takimesh, nuk kishte rrjete sociale, nuk kishte nje univers te pafundem njerezish potenciale vetem nje klikim larg. Monogamia nuk ishte thjesht moral; ishte realitet praktik. Zgjedhjet ishin te kufizuara, dhe per kete arsye investimi emocional ishte i thelle. Ne ate bote, dashuria nuk ndertohej mbi krahasime te pafundme. Askush nuk jetonte...

Kur radha jote vjen vone
analiza Para shumë kohësh

Kur radha jote vjen vone

Ka nje moment ne disa lidhje kur e kupton se nuk je duke hyre ne jeten e dikujt si nje fillim i paster, por si nje vazhdim i nje historie qe ka nisur shume perpara teje dhe ti duhet te pershtatesh aty. Dhe edhe pse askush nuk ta thote me ze, ti fillon ta ndjesh kete gje ne menyren me te qete dhe me te rende njekohesisht. Ti je aty, por je vone. Dhe ti duhet te pershtatesh me atmosferen qe eshte krijuar tashme. Kjo "vonese" nuk ka te beje me kohen reale, por me ndjesine qe disa gjera tashme kane ndodhur pa qene ti aty. Dashuria nuk po nis nga zero per te dy, dhe kjo krijon nje pabarazi te heshtur qe nuk shpjegohet lehte. Njeri partner vjen me pervoja qe e kane formuar, me histori qe e kane konsumuar emocionalisht ne menyra qe tjetri nuk i ka jetuar...

Lodhja egzistenciale e seksit
analiza Para shumë kohësh

Lodhja egzistenciale e seksit

Ekziston nje ide romantike moderne qe thote se deshira seksuale eshte nje burim i pafundem, nje motor qe nuk fiket kurre dhe qe sa me shume ushqehet, aq me shume rritet. Kultura pop, pornografia, rrjetet sociale dhe narrativat e marredhenieve moderne e paraqesin seksin si nje energji pa limit dhe gjithmone i nevojshem per lumturi. Por realiteti psikologjik dhe biologjik i njeriut eshte shume me kompleks. Sepse egziston nje pike ku njeriu lodhet me seksin. Dhe kjo lodhje nuk eshte vetem fizike; ajo eshte emocionale, hormonale, psikologjike dhe ekzistenciale. Tek meshkujt, lodhja seksuale fillon aty ku seksi pushon se qeni kerkim dhe behet konsum. Truri mashkullor funksionon fort mbi mekanizmin e risise: dopamina rritet jo nga vete akti seksual, por nga pritja e tij, nga pushtimi, dhe nga misteri. Kur seksi behet i shpeshte dhe pa emocione ose pa lidhje, pa pritje apo sfide, sistemi i shperblimit fillon te shurdhohet....

A jane bere vajzat ndryshe?
analiza Para shumë kohësh

A jane bere vajzat ndryshe?

Cdo mengjes ne kafe para leksioneve, aty perballe universitetit, ve re dicka qe paksa edhe me habit: vajzat kane dryshuar ne menyre dramatike brenda nje brezi - qekur une isha student. Kane ndryshuar jo vetem nga sjellja e tyre, por menyra si duken, si paraqiten, si flasin, e fale ketyre cilesive ka ndryshuar edhe menyra si i perceptojme ne. Mendoj qe jane disa arsye reale pse duket keshtu; une kam listuar 5. 1. Rrjetet sociale dhe filtrat Sot vajzat rriten me Instagram, TikTok, etj. Filtrat, kendet e fotos, dritat, te gjitha i bejne tiparet te duken me te theksuara (buze me te plota, forma me "perfekte"). Edhe kur nuk jane reale, krijojne nje standard qe te gjithe perpiqen ta imitojne. 2. Moda dhe stili Rrobat sot jane me te ngushta, me te shkurtra dhe me body-shaping. Kjo e thekson trupin shume me teper sesa moda e para 10 a 15...

Faqja 3 nga 29 në total