A duhet te falim ne dashuri?
Ka nje lloj detyrimi moral te pasens qe qarkullon kudo: "Duhet te falesh qe te gjesh paqe", "Falja te ben njeri me te mire". Kjo eshte genjeshtra me e madhe komode qe shoqeria ka shpikur per te mbrojtur te pamoralshmit dhe per te lene te lenduarit te mbajne peshen e fajit. Kur vjen puna te dashuria, aty ku ke hapur shpirtin dhe ke dorezuar armet, falja e disa veprimeve nuk eshte fisnikeri. Eshte idiotesi. Ka gjera, tradhti dhe njerez, qe thjesht nuk meritojne te falen. Dhe e di cila eshte e mira e kesaj? Mund te ecesh perpara, te jesh i lumtur dhe te shkelesh me jeten tende dhe mbi te kaluaren tende - pa i falur kurre ata njerez. Falja shitet si nje akt hyjnor ku ti "pastrohesh". Por le te jemi realiste. Ne terma psikologjike, falja eshte thjesht vendimi per te mos kerkuar hakmarrje dhe per te mos...