Poezi: Sikur

Poezite e dashurise, para se te shkruhen — ndodhin. Ngjizen nga ndjenja, marrin fryme nga zemra, dhe formohen ne fjale.

Sikur

Sikur te te takoja, ne kafe a ne rruge,
Ti prek floket e arta, qe te valezojne mbi sup,
Ta shoh buzeqeshjen tende, shend permbi buze,
Si vajze lozonjare, qe do - por ka dhe turp.

Pastaj sikur te te puthja, me pasion me zjarr,
Me thithje te lehta, si era mes fleteve,
Me duart qe prekin, lekuren tende te bardhe,
Bashke me gjith' deshirat, thure pergjat' neteve.

Dhe sikur te beja, dashni me ty ate nate,
Me trupin tend te nxehte, qe dridhet nen mua,
Asgje ne kete bote, sdo ishte me e sakte,
Se mes frymeve te etshme, tingujt e "te dua".

postuar me 11.08.2025