Poezi: Nuk ka Mekat

Poezite e dashurise, para se te shkruhen — ndodhin. Ngjizen nga ndjenja, marrin fryme nga zemra, dhe formohen ne fjale.

Nuk ka Mekat

Nuk ka mekat, qe e mban emrin tend,
Larg shpirtin tim, ku i kam bere vend,
As gjumi i tretur, as lotet ne sy,
Sdo ja dalin kurre, te me lene pa ty.

Asnje nate e erret, qe mban ndonje turp,
Asnje ndjenje faji, qe digjet ne trup,
Asnje pendese, e asnje sekret,
Se leviz zemren time, prej ku i perket.

I kam pare plaget, qe perpiqesh me fsheh,
Dhe lotet qe fryhen, prej asaj qe s'njeh,
Por cdo shenje dhimbje, qe ke ne lekure,
Do ta prek me buze, sdo ti trembem kurre.

Se per dashni tvertet, sa zemra eshte e drejte,
Do luftoje per ty, aq sa force te kete,
Per gjithcka qe je, e per cka neser do jesh,
Nuk ka mekat, qe futet mes nesh!

postuar me 11.08.2025