Nuk eshte turp te jesh e virgjer
Ka nje presion te cuditshem qe qarkullon ne ajer sot. Nje presion qe nuk shihet, por ndihet. Ne biseda shokesh, ne filma, ne rrjete sociale, ne shkolle, ne batuta qe duken shaka. Nje ze i heshtur qe te peshperit vazhdimisht: nese je ende e virgjer, je mbrapa bote. Je naive. Je "femije". A me keq akoma, dicka nuk shkon me ty. Dhe keshtu, pa e kuptuar, dicka qe duhet te jete intime, personale, nje zgjedhje e thelle e trupit dhe zemres, kthehet ne gare. Si te ishte provim qe duhet dhene sa me shpejt. Shoqeria tallet. Media e ekzagjeron. Serialet e bejne seksin si dicka te perditshme, pothuajse detyrim. Shoqet pyesin me ironi: "Akoma jo?" Dhe ajo vajza qe deri dje ishte e qete me veten, fillon te ndihet sikur po mbart nje sekret turperues. Sepse askush nuk e thote hapur, por mesazhi eshte i qarte: humbe sa me shpejt....