Tradhtia nuk eshte gabim – eshte zgjedhje
Ekziston nje genjeshter e perhapur qe duhet thyer nje here e mire: ideja se tradhtia eshte nje "moment dobesie". Nuk eshte. Tradhtia nuk ndodh rastesisht, nuk eshte rreshqitje emocionale dhe as pasoje e nje casti te paqendrueshem. Ajo eshte rezultat i nje zgjedhjeje te vetedijshme. Tradhtia nuk ndodh sepse dikush "humbi kontrollin", por sepse vendosi ta kaloje nje kufi. Akti seksual eshte vetem fundi i nje procesi qe ka nisur shume me heret. Tradhtia fillon me largimin emocional: mesazhet "e pafajshme", bisedat qe justifikohen si shoqerore, ndjesia se "dikush tjeter me kupton me mire". Ne momentin kur trupi perfshihet, lidhja tashme eshte thyer nga brenda. Besnikeria ka skaduar me heret. Trupi thjesht shfaq ate qe zemra ka vendosur prej kohesh. Askush nuk "bie" rastesisht ne tradhti. Ajo kerkon organizim dhe plan, jo impuls: kohe te gjetur, justifikime te pergatitura, genjeshtra te menduara, mesazhe te fshira dhe alibi te ndertuara me...