Blog

Nje blog dashurie eshte nje ditar i zemres qe shkruhet me ndjenja, jo me stilolaps — nje vend ku emocionet gjejne fjalet qe realiteti shpesh i fsheh.

Shkruar së Fundmi

4 rregulla qe duhet te njohe nje burre
keshilla Para shumë kohësh

4 rregulla qe duhet te njohe nje burre

Ka burra qe jetojne me impulse. Ka burra qe jetojne me iluzione. Dhe ka burra qe jetojne me rregulla. Jo rregulla morale te imponuara nga shoqeria, jo fraza romantike qe tingellojne bukur ne libra, por rregulla qe burojne nga pervoja, nga gabimet, nga perplasjet me realitetin. Nje burre qe nuk ka qartesi ne raport me femrat, perfundon ose i varur emocionalisht, ose i lodhur shpirterisht, ose i zbrazet seksualisht. Ne te tre rastet, ai humbet qellimin e tij ne veteve, Prandaj keto kater rregulla nuk jane per djem qe luajne, por jane per burra qe duan te kuptojne veten dhe te mos humbin ne lojen e ndjenjave. 1. Flirto me cdo femer Flirti nuk eshte tradhti, nuk eshte papjekuri, nuk eshte turp. Flirti eshte gjalleri. Kur nje burre flirton, ai njeh veten; ai kupton si reagon, si flet, si ndikon, si kontrollon energjine e tij. Ai stervit karizmen, shijen, humorin....

I pari i saj nuk eshte nje emer, eshte nje forme.
analiza Para shumë kohësh

I pari i saj nuk eshte nje emer, eshte nje forme.

Une nuk e besoj me fjaline "e shkuara nuk ka rendesi". E kam provuar ta besoj, e kam perseritur me ze te larte si nje burre modern qe nuk do te duket i pasigurt, qe nuk do te duket primitiv, dhe qe nuk do te duket i pushtuar nga fantazmat. Por sa here qe mendoj mbi idene e te parit, nuk mund te jem indiferent. Jo se mendoj qe femra duhet te gjykohet apo te penalizohet, por sepse e ndiej dhe e kuptoj qe per nje grua, i pari nuk eshte thjesht kronologji; eshte forme. Dashuria e pare e nje burri eshte e zjarrte. Ndizet, djeg, shperthen, merr gjithcka me vete. Ai hidhet me koke, idealizon, premton perjetesi, betohet per gjera qe as nuk i kupton plotesisht. Por kur mbaron, ai rrezohet, ndoshta qan, ndoshta vetmohet e mbyllet per pak kohe, por pastaj vazhdon jeten. Ai e varros ate dashuri...

Ti do paguash kostot e meshkujve te tjere
analiza Para shumë kohësh

Ti do paguash kostot e meshkujve te tjere

Ka nje te vertete qe askush nuk ta thote kur hyn ne nje lidhje me nje grua qe ka histori: ti nuk po hyn ne nje fushe te zbrazet; ti po hyn ne nje fushe te minuar! Aty ka gjurme, ka kujtime, ka premtime te thyera, ka nete me lot, ka zhgenjime qe nuk i ke shkaktuar ti, por qe ti do ti perballosh. Dhe kjo eshte pjesa e hidhur. Ti mendon se po ecen normalisht. Po ben nje pyetje te thjeshte. Po kerkon afersi. Po kerkon transparence. Po kerkon thellesi. Dhe papritur: shperthim! Nje reagim i tepruar. Nje ftohtesi e papritur. Nje nervozizem qe nuk perputhet me situaten. Dhe ti mbetesh aty i hutuar duke pyet veten "Cfare bera?" Asgje. Asgje nuk bere. Por ti shkele mbi nje mine qe dikush tjeter e ka vendosur vite me pare. Ndoshta ish-i e tradhtoi. Ndoshta e manipuloi. Ndoshta e perdori. Ndoshta...

A behet flirt me shaka?
analiza Para shumë kohësh

A behet flirt me shaka?

Ka disa fjali qe njerezit i hedhin ne ajer me nje lehtesi te cuditshme, si te ishin te pademshme, si te mos mbartnin asnje peshe brenda tyre, dhe nje nga me te zakonshmet eshte: "Po beja shaka", "Ishte thjesht flirt kot", "Mos e merr seriozisht". Por nese e shohim me thelle, pa justifikime sociale, pyetja lind vetvetiu: a ekziston vertet flirti si shaka, apo kjo eshte vetem nje menyre elegante per te fshehur nje deshire qe nuk pati guximin te shkoje deri ne fund? Shakaja dhe flirti jane dy universe te ndryshem. Shakaja ka per qellim te prodhoje te qeshura, te cliroje tensionin, te krijoje nje hapesire loje ku asgje nuk merret seriozisht dhe ku kufijte jane te qarte: po luajme me fjale, jo me trup. Flirti, perkundrazi, eshte nje loje tensioni, jo clirimi; flirti nuk kerkon te zbuse energjine mes dy njerezve, por ta ngreje, ta elektrizoje, deri ne...

Tradhtia ndodh kur mungojne parimet
analiza Para shumë kohësh

Tradhtia ndodh kur mungojne parimet

Ka nje menyre shume te rehatshme per ta shpjeguar tradhtine: mungese dashurie, mungese seksi, mungese vemendjeje, merzi, krize moshe, karakter i dobet, tundim i forte. Dhe ne siperfaqe, te gjitha keto duken te arsyeshme. Por nese heqim justifikimet dhe mbetemi vetem me thelbin e problemit, pyetja behet me e sakte: pse dy njerez perballen me te njejtat tundime, por vetem njeri tradhton? Cfare e ndalon njerin dhe e le tjetrin te rreshqase? Pergjigjja qe rralle pelqehet eshte kjo: tradhtia ndodh kur mungojne parimet. Parimet nuk jane emocione. Nuk jane as ndjenja te bukura qe zgjasin sa zgjat entuziazmi i fillimit. Parimet jane kufij te vendosur paraprakisht, vendime te marra ne kohe qartesie per tu respektuar ne kohe dobesie, jane vendime te marra ne kohe te lehta per kohe te veshtira. Jane ajo vija e brendshme qe thote: "Ketu ndalem une!" Dashuria luhatet, ndryshon, ndonjehere edhe nuk ndihet. Edhe konfliktet jane...

Checklista e Nuses
analiza Para shumë kohësh

Checklista e Nuses

Nese po njeh nje vajze dhe diku ne nje cep te qete te mendjes tende, e imagjinon si nusen tende nje dite, kjo eshte gje e bukur. Do te thote qe nuk po luan dhe po mendon seriozisht. Por serioziteti kerkon standarde, jo emocione te momentit, e sidomos jo vetem kimi. Cdo burre qe mendon per martese duhet te kete kriteret e veta. Jo kriteret e shokeve, te Instagramit, te botes. Sepse martesa nuk eshte prove tremujore qe e kalon me noten 5 te lodhur. Martesa eshte ndertim jete dhe jeta nuk ndertohet me "mjafton". Shpesh ne mashtrohemi nga ndjesia, nga terheqja, nga ideja e asaj qe mund te behet me vone. Por karakteri nuk ndertohet pas dasmes - njeriu veshtire te behet versioni i tij me i mire pasi martohet. Ka tipare qe duken te vogla ne fillim, por me kohe behen themele qe cahen, nga sfidat qe do...

Faqja 6 nga 29 në total