Vajza qe gjithmone dyshon
Ka disa femra qe i sheh gjithmone te menduara, te stepura, me nje veshtrim qe here duket i ashper e here i frikesuar. Nuk eshte ceshtje karakteri te lindur, por nje peshe e se shkuares qe nuk i le te besojne, nuk i le te dorezohen, nuk i le te ndihen te sigurta ne krahet e askujt. Nje vajze qe gjithmone dyshon shpesh eshte nje vajze e thyer. Mund te kete kaluar zhgenjime, premtime te thyera, tradhti qe ia kane gerryer zemren. Mund te kete pare dhune ose te kete ndjere braktisje ne moshe te hershme. Per kete arsye, sado qe dikush i afrohet me sinqeritet, ajo e ka gjithmone nje "po sikur" ne mendje. Shikon tradhti edhe aty ku nuk ka, sheh hile edhe aty ku ka thjesht dashuri te paster. Keto dyshime nuk jane thjesht loje mendore. Jane mburoja. Jane menyra per te mos u lenduar perseri. Por...