Checklista e Nuses
Nese po njeh nje vajze dhe diku ne nje cep te qete te mendjes tende, e imagjinon si nusen tende nje dite, kjo eshte gje e bukur. Do te thote qe nuk po luan dhe po mendon seriozisht. Por serioziteti kerkon standarde, jo emocione te momentit, e sidomos jo vetem kimi. Cdo burre qe mendon per martese duhet te kete kriteret e veta. Jo kriteret e shokeve, te Instagramit, te botes. Sepse martesa nuk eshte prove tremujore qe e kalon me noten 5 te lodhur. Martesa eshte ndertim jete dhe jeta nuk ndertohet me "mjafton". Shpesh ne mashtrohemi nga ndjesia, nga terheqja, nga ideja e asaj qe mund te behet me vone. Por karakteri nuk ndertohet pas dasmes - njeriu veshtire te behet versioni i tij me i mire pasi martohet. Ka tipare qe duken te vogla ne fillim, por me kohe behen themele qe cahen, nga sfidat qe do...