Blog / Analiza

Dashuria pa sakrifice eshte nje dashuri e vjellur.

Shkruar së Fundmi

Titanic, dhe modeli qe nuk duhet te ndjekim
analiza Para shumë kohësh

Titanic, dhe modeli qe nuk duhet te ndjekim

Filmi Titanic eshte bere nje nga rrefimet me te famshme romantike te kultures moderne. Per shume njerez historia e Rose dhe Jack, paraqitet si nje dashuri e paster, spontane dhe heroike, e cila lind mes tragjedise se fundosjes se Titanic gjate "Sinking of the RMS Titanic". Por nese e shohim me ftohte dhe pa filtrin romantik qe filmi vendos mbi ngjarjet, historia qe na tregohet nuk eshte aq shume nje histori dashurie, sa eshte nje histori tradhtie, nje mini-tragjedi morale brenda tragjedise se madhe te anijes. Ne fillim te filmit, Roza eshte e fejuar me Caledon Hockley, nje burre i pasur qe perfaqeson stabilitetin, statusin dhe sigurine. Ai i jep asaj gjithcka qe nje grua e kohes se saj mund te kishte: nje jete luksi, nje pozite te larte shoqerore dhe nje te ardhme te sigurt. Ne nje kuptim shume praktik, ai eshte njeriu qe investon gjithcka ne marredhenien e...

Faktoret qe nje burre pelqen nje vajze te re
analiza Para shumë kohësh

Faktoret qe nje burre pelqen nje vajze te re

Ka nje moment ne jeten e cdo burri kur ai fillon te vereje se deshirat e tij nuk ndjekin gjithmone te njejten logjike me idealet e tij morale, romantike apo shoqerore. Nje burre 35-vjecar mund ta shohe veten si te pjekur, me pervoje, ndoshta me nje vizion me serioz per marredheniet, por prape te ndieje nje terheqje te forte seksuale ndaj vajzave shume me te reja, shpesh ne moshen 18 vjec. Ky fenomen eshte shume me i zakonshem sesa njerezit e pranojne publikisht dhe per ta kuptuar pse ndodh duhet ta analizojme nga disa kendveshtrime. Se pari eshte faktori biologjik, i cili eshte ndoshta me i thjeshti per tu shpjeguar dhe me i veshtiri per tu mohuar. Truri dhe instinktet e njeriut jane formuar gjate mijera viteve evolucioni, ne nje kohe kur terheqja seksuale lidhej fort me shenjat e pjellorise dhe rinise. Ne kete kuptim, mosha e re e vajzave...

I pari i saj nuk eshte nje emer, eshte nje forme.
analiza Para shumë kohësh

I pari i saj nuk eshte nje emer, eshte nje forme.

Une nuk e besoj me fjaline "e shkuara nuk ka rendesi". E kam provuar ta besoj, e kam perseritur me ze te larte si nje burre modern qe nuk do te duket i pasigurt, qe nuk do te duket primitiv, dhe qe nuk do te duket i pushtuar nga fantazmat. Por sa here qe mendoj mbi idene e te parit, nuk mund te jem indiferent. Jo se mendoj qe femra duhet te gjykohet apo te penalizohet, por sepse e ndiej dhe e kuptoj qe per nje grua, i pari nuk eshte thjesht kronologji; eshte forme. Dashuria e pare e nje burri eshte e zjarrte. Ndizet, djeg, shperthen, merr gjithcka me vete. Ai hidhet me koke, idealizon, premton perjetesi, betohet per gjera qe as nuk i kupton plotesisht. Por kur mbaron, ai rrezohet, ndoshta qan, ndoshta vetmohet e mbyllet per pak kohe, por pastaj vazhdon jeten. Ai e varros ate dashuri...

Ti do paguash kostot e meshkujve te tjere
analiza Para shumë kohësh

Ti do paguash kostot e meshkujve te tjere

Ka nje te vertete qe askush nuk ta thote kur hyn ne nje lidhje me nje grua qe ka histori: ti nuk po hyn ne nje fushe te zbrazet; ti po hyn ne nje fushe te minuar! Aty ka gjurme, ka kujtime, ka premtime te thyera, ka nete me lot, ka zhgenjime qe nuk i ke shkaktuar ti, por qe ti do ti perballosh. Dhe kjo eshte pjesa e hidhur. Ti mendon se po ecen normalisht. Po ben nje pyetje te thjeshte. Po kerkon afersi. Po kerkon transparence. Po kerkon thellesi. Dhe papritur: shperthim! Nje reagim i tepruar. Nje ftohtesi e papritur. Nje nervozizem qe nuk perputhet me situaten. Dhe ti mbetesh aty i hutuar duke pyet veten "Cfare bera?" Asgje. Asgje nuk bere. Por ti shkele mbi nje mine qe dikush tjeter e ka vendosur vite me pare. Ndoshta ish-i e tradhtoi. Ndoshta e manipuloi. Ndoshta e perdori. Ndoshta...

A behet flirt me shaka?
analiza Para shumë kohësh

A behet flirt me shaka?

Ka disa fjali qe njerezit i hedhin ne ajer me nje lehtesi te cuditshme, si te ishin te pademshme, si te mos mbartnin asnje peshe brenda tyre, dhe nje nga me te zakonshmet eshte: "Po beja shaka", "Ishte thjesht flirt kot", "Mos e merr seriozisht". Por nese e shohim me thelle, pa justifikime sociale, pyetja lind vetvetiu: a ekziston vertet flirti si shaka, apo kjo eshte vetem nje menyre elegante per te fshehur nje deshire qe nuk pati guximin te shkoje deri ne fund? Shakaja dhe flirti jane dy universe te ndryshem. Shakaja ka per qellim te prodhoje te qeshura, te cliroje tensionin, te krijoje nje hapesire loje ku asgje nuk merret seriozisht dhe ku kufijte jane te qarte: po luajme me fjale, jo me trup. Flirti, perkundrazi, eshte nje loje tensioni, jo clirimi; flirti nuk kerkon te zbuse energjine mes dy njerezve, por ta ngreje, ta elektrizoje, deri ne...

Tradhtia ndodh kur mungojne parimet
analiza Para shumë kohësh

Tradhtia ndodh kur mungojne parimet

Ka nje menyre shume te rehatshme per ta shpjeguar tradhtine: mungese dashurie, mungese seksi, mungese vemendjeje, merzi, krize moshe, karakter i dobet, tundim i forte. Dhe ne siperfaqe, te gjitha keto duken te arsyeshme. Por nese heqim justifikimet dhe mbetemi vetem me thelbin e problemit, pyetja behet me e sakte: pse dy njerez perballen me te njejtat tundime, por vetem njeri tradhton? Cfare e ndalon njerin dhe e le tjetrin te rreshqase? Pergjigjja qe rralle pelqehet eshte kjo: tradhtia ndodh kur mungojne parimet. Parimet nuk jane emocione. Nuk jane as ndjenja te bukura qe zgjasin sa zgjat entuziazmi i fillimit. Parimet jane kufij te vendosur paraprakisht, vendime te marra ne kohe qartesie per tu respektuar ne kohe dobesie, jane vendime te marra ne kohe te lehta per kohe te veshtira. Jane ajo vija e brendshme qe thote: "Ketu ndalem une!" Dashuria luhatet, ndryshon, ndonjehere edhe nuk ndihet. Edhe konfliktet jane...

Faqja 5 nga 24 në total