Blog

Nje blog dashurie eshte nje ditar i zemres qe shkruhet me ndjenja, jo me stilolaps — nje vend ku emocionet gjejne fjalet qe realiteti shpesh i fsheh.

Shkruar së Fundmi

Duke kerkuar partnerin perfekt
analiza Para shumë kohësh

Duke kerkuar partnerin perfekt

Eshte vecse nje humbje kohe nje artikull i tille; sic ishte edhe me shoqen time para ca muajve qe pretendonte se ka gjete me ne fund dashurine e saj te vertete. I fola shume por sme degjoi asnje dite. Sme degjoi, e asgje se ndaloi dot ne te berit e ca i dukej taman e drejte dhe pse jo, te linte unazen ne njeren ane e te vraponte tek dikush tjeter ne cep te rruges. I ndoll gjithkujt! Me ka ndoll edhe mua e vazhdon te perseritet gjithmone tundimi per ta lene vajzen qe kam ne krah e te vrapoj pas nje tjetre qe sa e shoh per te paren dite me ben te mendoj: KJO ESHTE E DUHURA. Dhe pastaj mendoj edhe me shume rreth saj, mendoj se ndoshta merzine a stresin qe me kapin here pas here i kam edhe si pasoje se vajza qe i kam helle...

A do bie ne dashuri me djalin qe bej dashuri?
analiza Para shumë kohësh

A do bie ne dashuri me djalin qe bej dashuri?

Para ca neteve, po chat-oja me nje shoqen time e po me rrefente nje histori te sajen, qe ne fakt nuk ishte e para here qe e degjoj, por shqetesimi i saj ishte pertej gjerave te perditshme te lidhjeve; ate e mundonte pyetja se a do dashurohet djali i saj me te, fale kujdesit te perzemert qe ajo i jep e fale seksit te mire qe atij si mungon asnje fundjave. Biseduam shume ate nate, dhe ky shqetesim i saji, sic eshte mendoj une edhe i shume vajzave te thjeshta qe kane turp a frike ta pranojne e po aq turp e frike edhe ta rrefejne - me frymezoi ta trajtoj temen tek blogu im, duke e dite sa shume ato vajza edhe e vuajne kete situate komplekse por qe duket shume e thjeshte. Gjithmone me ka bere pershypje fakti se sa me shume seksi po normalizohet cdo dite, aq...

Pse se gjej vajzen e duhur?
analiza Para shumë kohësh

Pse se gjej vajzen e duhur?

Te gjithe djemte, e degjoj edhe ne shume miq te mi diten ne biseda e kafe, ankohen, pse smund te gjej vajzen e duhur, ate qe vertete e dua? Por nuk e kuptojne akoma se pergjigja mund te jete e fshehur aty ne pyetje; ti smund ta gjesh vajzen e duhur, qe eshte e bukur, e zgjuar e e kendshme, sepse edhe vajza po kerkon per djalin e duhur, qe eshte i zgjuar, i bukur e i kendshem, e qe dy partnere te duhur te gjejne njeri-tjetrin, ndodh shume ralle. Nese ti je i kendshem, i sjellshem, ke leke makine apo shoqeri te lakmueshme ne rreth, atehere ti vertete i ploteson disa kushte te rendesishme e kjo te ben nje te dashur te mire. Por ka nje milion djem si ty, te sjellshem, me leke e me makine, e nese nje vajze eshte ne kerkim te ketyre cilesive vetem e...

A mjafton dashuria per te mbajte nje lidhje?
analiza Para shumë kohësh

A mjafton dashuria per te mbajte nje lidhje?

Pavaresisht bukurise e embelsise qe ajo mbart, dashuria nuk eshte kurre e mjaftueshme per nje lidhje qe ta coje perpara. Kompatibiliteti duhet, ndoshta si faktori me kryesor. Ne pyesim, "ca eshte dashuria"? Oh, dashuria eshte shume gjera. Dashuria fillimisht eshte kenaqesi e rehati e shpirtit, pastaj eshte ndjenja pozitive, emocione, dhe sigurisht eshte nje set veprash e sjelljesh ndaj partnerit tend; admirim, krenari, besueshmeri, respekt, ndershmeri e gjenerozitet, dhe sigurisht, me e rendesishmja, pasion dhe atraksion fizik. Dashuria eshte ajo cka e ben nje shetitje ne park te kendshme deri ne mrekulli me nje person, dhe lodhje e merzi me nje person tjeter, ne te njejtin park, ne te njejten ore. Dashuria, prapeseprape, nuk e idealizon apo permireson partnerin; dashuria thjesht e kupton se ne personin tjeter ka me shume te mira se te keqia. Sepse dashuria eshte thjesht intimitet emocional, qe te ben te ndihesh si ne shtepi kur...

A mjafton bukuria per te mbajte nje lidhje?
analiza Para shumë kohësh

A mjafton bukuria per te mbajte nje lidhje?

Ia bej shpesh vetes kete pyetje sa here ndeshem me nje vajze qe s'ia kam fort ne qejf sjelljen por ndodh te jete aq e bukur sa sme ben goja ta kundershtoj. Por a mjafton bukuria per te mbajte nje lidhje dashurie, apo duhet dicka tjeter? Apo duhet te dijme zanafillen e gjithckaje, pse arrijme te biem ne dashuri me nje femer? Sado qesharake duket, meshkujt rralle e dijne se pse kane rene ne dashuri me femren e tyre e madje as nuk e dijne kur kane filluar te ndiejne dicka per te. Por ajo qe e dine mire, besoj, sic e di edhe une me siguri, eshte se pamja fizike e nje femre nuk mjafton per ta rrembyer nje mashkull drejt dashurise. Ajo mjafton vetem per te rene ne sy, diten e pare, por nuk do mjaftoje te dyten. Po vajza, na duhet me shume se bukuria juaj per...

A na dashuron partneri?
analiza Para shumë kohësh

A na dashuron partneri?

Bota eshte e mbushur me burra dhe gra, djem e vajza qe gjithmone kerkojne lidhje dashurore - edhe pa dashuri. Ka gjithmone edhe nje arsye tjeter per te qene ne lidhje, pervec dashurise. Por si ta kuptojme nese jemi me personin e duhur? Kerkon vetem pak mendje... Dikush tjeter mund te sjelli me shume, por une kam arrite ne ne nje liste permbledhese duke u bazuar ne lidhjet e mia apo ne bisedat me miqte e mi. - Respekti Kur nuk ka dashuri, nuk ka respekt. Ne mbremje, ne party, ne kafe, ne rruge, sjelljet e pahijshme dhe te parespekshme tregojne se nuk ka dashuri. - Konsiderata Kur nuk ka dashuri, nuk konsiderohen nevojat dhe limitet e partnerit. Partneri do vendosi ca kushte te pashkruara qe i japin qetesi e siguri e kur ato nuk merren parasysh, ka gjasa te mos kete dashuri ne mes. - Premtimet e thyera Shume...

Faqja 28 nga 29 në total