Cfare eshte narcizmi?
Narcizmi, i njohur ne psikologji si "Crregullim Narcistik i Personalitetit", eshte nje nga tipet e shumta te crregullimeve te personalitetit - eshte nje gjendje mendore ne te cilen njerezit kane nje ndjenje te forte rendesie (ndihen te rendesishem), nevoje te thelle per vemendje e admirim, marredhenie te komplikuara dhe problematike, dhe mungese te thelle empatie. Por pas maskes se brishtesise e vetebesimit qe mbajne, fshihet nje fytyre delikate dhe e ndjeshme ndaj kritikes me te thjeshte e me te vogel. Origjina Ndersa koncepti i narcizmit eshte hasur qindra vite me pare, crregullimi narcistik i personalitetit u be i njohur si semundje vetem 50 vitet e fundit. Ky crregullim i ka degjesat e para ne mitologjine e lashte Greke. Sipas mitit, Narcisi ishte nje djale i pashe dhe krenar. Kur papritmas pa refleksionin e fytyres se tij ne ujin e nje lumi, ai u dashurua me veten e vet dhe si...